Flamuri i Turqisë, Foto: Pixabay

OKB ndërron emrin e Turqisë, e bën Türkiye

Emri “Türkiye” po zëvendëson emrin “Turqi” në Organizatën e Kombeve të Bashkuara(OKB), pas një kërkese të Ankarasë për t’u referuar si e tillë.

Kështu ka njoftuar dje organi ndërkombëtar, raporton Anadolu Agency.

Marka e re “Türkiye” tashmë është në përdorim në gjuhët e huaja.

Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, ka thënë se kanë marrë një letër nga ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm Antonio Guterres, ku kërkohet përdorimi i fjalës “Türkiye” në vend të “Turqisë” në arenën ndërkombëtare.

Zëdhënësi tha se ndryshimi i emrit të vendit u bë efektiv që nga momenti i marrjes së kesaj letre.

Cavusoglu njoftoi dorëzimin zyrtar të letrës në OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare të martën.

“Së bashku me Drejtorinë e Komunikimeve, ne kemi qenë të suksesshëm në përgatitjen e një terreni të mirë lidhur më këtë. Ne kemi bërë të mundur që OKB-ja dhe organizatat e tjera ndërkombëtare, vendet të shohin këtë ndryshim në përdorimin e ‘Türkiye’,” ka thënë Cavusoglu.