Oda e Afarizmit: Ndalimi i qarkullimit nga një komunë në tjetrën rrezikon funksionimin e bizneseve esenciale

Përmes një shkrese adresuar ministres së  Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, Oda e Afarizmit të Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj për propozimin që të merret vendim për ndalim të qarkullimit të të punësuarve nga një komunë në tjetrën.

OAK konsideron që një vendim të tillë do të rrezikohet funksionimi i bizneseve esenciale.

“Andaj lidhur me këtë OAK kërkoi që një numër i kufizuar i stafit të ndërmarrjeve, nga sektorët të cilët kanë të lejuar ushtrimin e veprimtarisë të i’u krijohet mundësia për lëvizje. Kjo është më se e nevojshme për menaxherët dhe sigurimin fizik të objekteve, të cilat për shkaqe sigurie është e nevojshmeqë të vizitohen objektet nga menaxherët,ndërsa sigurimi duhet të jetë 24h”, thuhet në njoftimin e OAK-ut.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia të hënën ka prezantuar një sërë masash për shkak të COVID-19.

Nga nesër, me 15 prill  vetëm një orë e gjysmë kanë në dispozicion qytetarët për t’i kryer shërbimet e tyre, ndërsa për personat në moshën mbi 65 vjeçare është kërkuar që të mos dalin fare nga shtëpitë e tyre.

Deri më tani në Kosovë janë infektuar 377 persona me coronavirus, 63 janë shëruar si dhe janë shënuar 8 vdekje.

Ministria e Shëndetësisë ashpërson masat e lëvizjes së qytetarëve