Artikull i Sponsoruar nga Visa.com

Google Wallet tani në dispozicion për bartësit e kartelave në Kosovë

Google, së bashku me NLB Bankën në Kosovë, dhe me mbështetjen e Visa-s, e ka vënë në përdorim shërbimin e Google Pay në tregun e Kosovës, duke e revolucionarizuar aftësinë e klientëve të saj për të bërë pagesa pa kontakt, me lehtësi, shpejtësi dhe siguri të shtuar. Nuk keni nevojë të shqetësoheni më se do t’ju humbin paratë apo do t’i harroni ato nëpër xhepa, meqë ky shërbim e përfshin veçorinë e Google Wallet, që është në dispozicion për bartësit e kartelave Visa si në pajisjet Android, ashtu edhe në ato Wear OS në Kosovë. Konsumatorët mund të bëjnë pagesa në dyqane,  online dhe përmes aplikacioneve.

Në Kosovë, ku depërtimi i internetit është jashtëzakonisht i lartë, në shkallë prej 96.6%, të rinjtë nga mosha 25 deri në 34 vjeç e përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të popullsisë. Me 1.61 milionë përdorues të internetit, ka një kërkesë të qartë dhe në rritje për digjitalizim dhe zgjidhje inovative, posaçërisht në sektorin publik dhe atë bankar. Përderisa Kosova po kalon nëpër një transformim digjital, përdorimi i pagesave pa kontakt është qenësor për t’i plotësuar nevojat e vendit.

“Pajisjet celulare luajnë rol vendimtar në rutinat e përditshme të konsumatorëve, ndërsa vënia në përdorim e Google Wallet e përmirëson përvojën e tyre me pagesa. Jam shumë krenare që, duke filluar nga sot, partneri ynë, NLB Banka, do ta shtojë mbështetjen për Google Pay në pajisjet Android dhe WearOS për bartësit e kartelave në Kosovë. Ky shërbim i ri e revolucionarizon jetën e përditshme, duke ofruar mënyrë më të shpejtë, më të përshtatshme dhe më të sigurt për t’u marrë me transaksionet. Pavarësisht se a janë në gjueti pas rrobave, duke bartur porosi nëpër qytet apo duke bërë blerje online, përdoruesit tani mund ta shijojnë një proces të thjeshtë të blerjes me një prekje, ” tha Ana Drašković, Menaxhere e Përgjithshme për rajonin e Evropës Juglindore (EJL) në Visa.

Për ta përdorur shërbimin Google Pay, klientët duhet ta shkarkojnë aplikacionin Google Wallet nga Google Play Store dhe ta shtojnë kartën e tyre Visa. Përdoruesit do të jenë në gjendje t’i shtojnë kartelat e tyre të kreditit apo debitit në Google Wallet. Konsumatorët mund të paguajnë pa mundim me një prekje, përderisa transaksionet do të procedohen në mënyrë të sigurt, shpejt dhe me lehtësi. Nuk ka nevojë për kartelë për pagesa fizike, hapje të aplikacionit apo shënim të ndonjë PIN-i. Ata thjesht mund ta aktivizojnë pajisjen celulare dhe ta afrojnë atë pranë terminalit POS. Ky shërbim mund të përdoret në mbarë Kosovën, në çdo dyqan të shitjes me pakicë që i mbështet pagesat pa kontakt.

“Google Wallet e ofron një mënyrë të shpejtë, të lehtë dhe të sigurt për të paguar me çdo telefon Android apo pajisje Wear OS,” tha Jenny Cheng, Zëvendëspresidente dhe Menaxhere e Përgjithshme e Google Wallet. “Prekni dhe hipni në tren, prekni për të paguar në dyqane, për të pasur qasje të lehtë në tiketë hyrëse për aeroplan, për t’i ruajtur kartelat tuaja të lojalitetit dhe më shumë. Mbani gjithçka të mbrojtur në një vend, pavarësisht se ku shkoni.”

Google Pay ua ofron klientëve nivelin më të lartë të sigurisë së pagesave. Gjatë transaksioneve, të dhënat e kartelës mbrohen, sepse Google Pay e gjeneron një kartelë virtuale – një token të pagesës që ndryshon pas çdo transaksioni. Kjo siguron që të mos ketë rrezik nga faturimi i dyfishtë, madje edhe nëse pajisja celulare preket dy herë në terminalin POS. Përveç kësaj, nëse pajisja celulare vidhet ose humbet, funksioni „Gjeje pajisjen time” [ang.“Find my device”] ia mundëson përdoruesit që ta kyçë telefonin, ta vendosë një fjalëkalim të ri apo edhe t’i fshijë të dhënat personale prej tij.

Për Visa

Visa është lider global në pagesat digjitale, që i lehtëson transaksionet midis konsumatorëve, tregtarëve, institucioneve financiare dhe qeverive në mbi 200 shtete dhe territore. Misioni i tyre është që ta lidhin botën përmes rrjetit më të volitshëm, më inovativ, më të besueshëm dhe më të sigurt të pagesave, duke ua mundësuar individëve, bizneseve dhe ekonomive që të lulëzojnë. Ata besojnë se ekonomitë përfshirëse i fuqizojnë dhe i ngritin të gjithë, ndërsa mundësia e qasjes shihet si themel për lëvizjen e parave në të ardhmen. Mësoni më shumë në Visa.com.