OBSH: Gaza ka mbetur me 11 spitale pjesërisht funksionale prej 36 sa i ka në total

Richard Peeperkorn, përfaqësuesi i OBSH-së për Territorin Palestinez, zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka deklaruar të martën se vetëm 11, ose më pak se një e treta, e spitaleve të Gazës mbeten pjesërisht funksionale dhe u lut që ato të mbeten të paprekura.

“Për vetëm 66 ditë sistemi shëndetësor ka shkuar nga 36 spitale funksionale në 11 spitale pjesërisht funksionale – një në veri dhe 10 në jug”- ka deklaruar për Reuters Peeperkorn në një konferencë për shtyp të OKB-së me videolink nga Gaza.

“Nuk mund të përballojmë të humbasim asnjë objekt të kujdesit shëndetësor apo spital”- ka thënë ai. “Shpresojmë, lutemi që kjo të mos ndodhë”.

Më herët, OBSH lëshoi një deklaratë kritike e të ashpër ndaj Izraelit, duke e akuzuar atë për ndalimin dhe keqtrajtimin e stafit mjekësor gjatë një misioni urgjent brenda Gazës./The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala