Ilustrim

Obiliq - Rreth 700 mijë euro dëme si pasojë e shiut

Komuna e Obiliqit mbrëmë ka pësuar dëme si pasojë e shiut dhe erërave të forta në këtë pjesë.

Kryetari i kësaj komune, Xhafer Gashi ka thënë se vlera e dëmtimeve nga kjo fatkeqësi natyrore ka arritur rreth 500 deri në 700 mijë euro.

“Dëmet janë të madha, konsiderohen të jenë 500 deri në 700 mijë euro. Ne i kemi bërë ftesë edhe Ministrisë që të dërgohen përfaqësuesit e saj që të bëhet vlerësimi sa më i saktë që Ministria dhe ne të bëjmë përpjekje që t`u dalim në ndihmë qytetarëve”, th Gashi për KALLXO.com

Ai gjithashtu theksoi se është krijuar një komision i cili tashmë është në terren dhe po i bëjnë vlerësimet.

Kryetari tutje tha se rrugët kryesore janë të kalueshme por janë duke u përkujdesur edhe për rrugët dytësore.

Nga kjo fatkeqësi natyrore është dëmtuar infrastruktura rrugore, minarja e një xhamie, vetura të qytetarëve e dëmtime të tjera.

 

(FOTO) Shiu dhe erërat e forta shkaktojnë dëme të mëdha në Obiliq