(FOTO) Shiu dhe erërat e forta shkaktojnë dëme të mëdha në Obiliq

Mbrëmë shiu dhe erërat e forta mbrëmë kanë shkaktuar telashe në komunë e Obiliqit.

Përveç dëmeve në infrastrukturë rrugore ka shkaktuar edhe dëme në fushën e bujqësisë dhe dëme të tjera ekonomike.

KALLXO.com ka siguruar fotografi ku shihen dëme në vetura dhe rrugë.

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencave në këtë komunë ka formuar një komision i cili do të bëjë verifikimin e dëmeve të shkaktuara nga kjo fatkeqësi natyrore.

Kryetari, Xhafer Gashi, u ka premtuar qytetarëve të kësaj ane se do të kenë mbështjen e tij për këto dëmtime.

“Qytetarë të nderuar, ju siguroj se përkrahja jonë ndaj jush nuk do të mungojë, ne do bëjmë përpjekje që të sanojmë dëmet në infrastrukturë bashkë me ndriçimin publik ndërsa në bujqësi pas verifikimit nga ana e komisionit do të ndihmojmë bujqit dhe fermerët e dëmtuar, me këtë rast ftojmë edhe Ministrinë e Bujqësisë që të ofrojë mbështetjen për të ndihmuar qytetarët tanë”, thuhet në komunikatë.




KALLXO.com mbrëmë ka raportuar në lidhje me shiun dhe vetëtimën në këtë qytet.

VIDEO – Shi e vetëtima në qytetin e Obiliqit