Xhafer Gashi zgjidhet kryetar i Degës së LDK-së në Obiliq

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, është zgjedhur kryetar i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovë në Obiliq.

Kështu ka njoftuar LDK.

“Sot, delegatët e Kuvendit të Degës së LDK-së në Obiliq, pas një procesi demokratik dhe transparent, e në prani të shumë qytetarëve të Obiliqit, zgjodhën me unanimitet të plotë për kryetar të Degës z. Xhafer Gashi, kryetarin aktual të komunës së Obiliqit”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Po ashtu, sipas njoftimit, kuvendi i sotëm tregon fuqinë politike të LDK-së, tregon organizimin demokratik, zgjedhjen si mjet të vetëm vendimmarrës e kthimin e partisë tek anëtarësia e përbashkët.

Me 24 shkurt, Xhafer Gashi ishte bërë pjesë e LDK-së.

Gashi kishte njoftuar së kanë marrë vendim për kalimin e strukturave të Iniciativës Qytetare për Obiliq në procesin e reformimit në LDK.