Xhafer Gashi- Ditët e Energjisë së Gjelbër 2022

Xhafer Gashi: Do ta angazhojmë një kompani konsulente për shtrirjen e gypave të Ngrohtores në Obiliq

Në konferencën e organizuar nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese  – BIRN në kuadër të aktiviteteve për “Ditët e Energjisë së Gjelbër”, Xhafer Gashi, kryetar i Komunës së Obiliqit, tha se janë duke punuar që të angazhojnë një kompani konsulente për të shtrirë gypat për ngrohtoren qendrore për të minimizuar ndotjen e ambientit.

“Ne të gjithë e dimë që Obiliqi është ndër komunat më të ndotura në Kosovë por ndoshta edhe në Evropë. Ne kemi arritur që shumë zona me mbeturina inerte t’i shndërrojmë në parqe, i kemi bërë 16 parqe. Ne kemi filluar projektin  e ngrohjes qendrore. Aktualisht është duke u punuar që të angazhohet një kompani konsulente për shtrimin e gypave”, tha Gashi.

Gashi tha po ashtu se janë duke punuar për rregullimin e çështjes së deponisë së mbeturinave e po ashtu tha se janë duke punuar që ta krijojnë një park me mbi 60 mijë drurë në afërsi të KEK-ut.

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese  – BIRN më 19 maj ka organizuar konferencën e nivelit të lartë në kuadër të aktiviteteve për Ditët e Energjisë së Gjelbër.

“Ditët e Energjisë së Gjelbër” është një seri aktivitetesh që BIRN Kosova me partnerët organizojnë për herë të dytë në kuadër të projektit “Evropianizimi i Agjendës Mjedisore të Kosovës”.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian.