Obiliq - Në Ditën e Gruas, burri rrah bashkëshorten

Ditën e djeshme, gratë shënuan ditën e tyre.

E në raportin policor 24 orëve të fundit është shënuar një rast i dhunës në familje.

Policia ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një burrë në fshatin Dardhishtë të Komunës së Obiliqit pasi rrahu gruan e tij.

Sipas raportit ditor të policisë, një mosmarrëveshje mes çiftit ishte shkaku që burri ushtroi dhunë fizike ndaj gruas së tij.

Viktima ka marrë tretman mjekësor pas rastit.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.