Foto: REL/MIA

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë bie në më pak se 1,500

Në raportet e fundit të Institutit të Shëndetësisë Publike thuhet se në Kosovë aktualisht janë 1 mijë e 457 raste aktive.

Gjithashtu IKSHPK ka njoftuar se sot nga 670 teste, 54 kanë rezultuar pozitive ndërsa nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive është 15.574 raste nga 67.294 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 625 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 72 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.492 raste.