Nuk kalojnë propozim-rezolutat për raportimin e kryeministrit Hoti dhe për patrullimin e  xhandarmërisë serbe

Dy propozim-rezolutat e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje nuk kaluan sot në Kuvendin  e Kosovës.

Nuk kaloj propozim-rezoluta për raportimin  e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Nuk kaloj as propozim-rezoluta për interpelancën e ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme Agim Veliu, sipas kërkesës së deputetes Fatmire Kollçaku, në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës.

Propozim-rezoluta për raportimin e kryeministrit Hoti parashihte që Qeveria e as të emëruarit e saj përfshirë përfaqësues dhe zyrtarë të saj nuk mund të diskutojnë, dialogojnë dhe negociojnë për sovranitetin, integritetin territorial, karakterin unitar e rendin kushtetues të Kosovës, asetet strategjike të Kosovës, pasurisë e as për rregullimin e çështjeve të brendshme të Kosovës

Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk do të mbështet kurrfarë bisedimi as dialogu që rikthen temën e asociacionit të Kosovës; çështja e menaxhimit të Ujmanit dhe që Kosova nuk mos të marr pjesë në asnjë nismë apo angazhim apo marrëveshje përfshirë as atë më Novi Sad për tregun e përbashkët.