Njoftim me rëndësi për kosovarët që ia mësyjnë Turqisë pas 15 marsit
Një vendim i ri i Ministrisë së Shëndetësisë në Turqi ndryshon kushtet e futjes së qytetarëve të huaj në këtë shtet. Rregullat e reja hyjnë në fuqi më 15 mars 2021.
Kështu, kosovarët që duan të udhëtojnë drejt Turqisë përmes rrugëve ajrore, nga mesi i këtij muaji, janë të obliguar që të plotësojnë një formular brenda 72 orëve para fluturimit.
Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Stamboll ka publikuar njoftimin duke dhënë detaje.
“Në përputhje me vendimet e marra nga autoritetet turke, duke filluar nga data 15 mars 2021, çdo person që udhëton për në Republikën e Turqisë përmes rrugëve ajrore është i obliguar që brenda 72 orëve para fluturimit të plotëson formularin për hyrje në Turqi në këtë adresë: https://register.health.gov.tr”, thuhet në njoftim.