Gjykata Speciale për krime të luftës në Kosovë, Hagë

Një tjetër ftesë nga Specialja, ftohet babai i këshilltarit të ministrit

Bedri Zyberaj është i ftuari i radhës i Gjykatës Speciale.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur djali i tij,  Jetlir Zyberaj, këshilltar i Ministrit të Jashtëm në largim, Behgjet Pacolli.

Zyberaj ka shkruar se babai i tij do të paraqitet në Dhomat e Specializuara me 22 janar 2020.

“Për shkak të angazhimit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, babai im, prof. Bedri Zyberaj, dje, është ftuar që, të paraqitet në Hagë, me dt. 22 janar 2020, për t’u intervistuar nga prokurori i dhomave speciale”, ka shkuar Zyberaj.