Një pjesë e lagjes Tasligje pa rrymë, KEDS thotë se po e sanon prishjen

Një pjesë e lagjes Tasligje në kryeqytet sot ka mbetur pa energji elektrike si pasojë e një prishjeje.

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) ka njoftuar se ekipet tashmë janë në teren dhe po merren me sanimin e prishjes.

“Një pjesë e lagjes Tasligje ka mbetur pa furnizim me energji elektrike si pasojë e prishjes së shfaqur në linjën nëntokësore të tensionit të mesëm që furnizon atë pjesë”, njofton KEDS.

“Ekipet tona në këto çaste janë duke bërë sanimin e prishjes dhe po bëjnë çmos që sa më parë të rikthehet furnizimin me energji elektrike. KEDS kërkon mirëkuptim nga konsumatorët e afektuar”, thuhet në fund të njoftimit.