Një person gjendet i vdekur në shtëpinë e tij në Prishtinë

Policia ka bërë të ditur se mbrëmë një person dyshohet se është vetëvrarë në Prishtinë.

“Më 20.11.2023 rreth orës 19:30 është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar dhe një armë afër tij me të cilën dyshohet se është kryer vetëvrasja”.

Vdekjen e viktimës e e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.