Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Një person e zë rryma gjatë punës, dërgohet për tretman mjekësor

Një burrë nga Suhareka ka mbetur i lënduar pasi i njëjti gjatë kohës sa ishte duke punuar ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës të njëjtit i është ofruar trajtim mjekësor e më pas është liruar.

Në raportin 24 orësh të Policisë është thënë se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 11:00.

Tutje është treguar se në vendin e ngjarjes kanë dal edhe inspektori i punës dhe njësitë e KEDS-it.

Në njoftimin e Policisë është thënë se rasti po vazhdon të hetohet.