Ilustrim

Një person bie nga lartësia e një reparti në QKUK, pëson lëndime trupore

Në orët e mëngjesit të sotëm një person ka pësuar lëndime trupore pasi dyshohet se ra nga një kat i një reparti të Qendrës Klinike Universitare – QKUK në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com edhe zëdhënësja e Policisë në Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Informatën e kemi pranuar rreth orës 9:30. Një person ka rënë nga një ndërtesë (repart i spitalit) dhe i njëjti ka pësuar lëndime trupore”- tha Ahmeti për KALLXO.com.

Tutje ajo shtoi se personi tashmë është dërguar edhe për tretman mjekësor.

“Hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”- shtoi Ahmeti.