Një i vrarë dhe dy të plagosur në Lipjan

Pak para mesnatës një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në një lokal në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Lipjan.

Dyshimet e para janë që deri te vrasja ka ardhur pas një mosmarrëveshje mes disa personave.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

Hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personave të dyshuar, si dhe janë duke punuar për ndriçimin e plotë të rastit.

Vrasja e cila ka ndodhur dje në orën 23:40 është cilësuar si vrasje e rëndë.