COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza
Një i vdekur me COVID-19 brenda 24 orëve të fundit
01.9.2022 - 12:05
Një person me COVID-19 ka vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë regjistruar edhe 64 raste të reja nga 516 testime që janë bërë.
Të dhënat e fundit tregojnë se 363 pacientë janë shëruar përderisa 1,025 raste ende janë aktive.
Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 12 persona.