Një i vdekur dhe 83 raste të reja me COVID

83 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në 24 orët e fundit nga 1,608 testime, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Derisa një person i prekur me COVD ka vdekur duke e çuar numrin në 3,115 të vdekur.

Sipas IKSHP-së, në 24 orët e fundit janë shëruar nga COVID-19 edhe 181 qytetarë.

Numri total i infektimeve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 226,309, derisa i të shëruarve ka arritur në 221,498.

Deri më sot sipas IKSHPK-së 816,442 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe se deri më sot janë dhënë 97,722 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.