COVID-19 - Ilustrim: Naser Fejza

Një i vdekur dhe 18 raste pozitive me COVID-19

Një person ka vdekur me COVID-19 si dhe 18 të tjerë janë infektuar brenda 24 orëve.

Nga raporti i fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike bëhet e ditur se nga 1,963 testimeve 18 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me SARS-CoV-2, ndërsa 14 qytetarë të tjerë janë shëruar nga infeksioni.

Numri i rasteve pozitive në Kosovë nga 13 marsi e deri më tani ka arritur në 107,673, prej tyre 2,253 kanë vdekur si dhe 105,255 qytetarë janë shëruar.

Aktualisht në Kosovë janë 165 raste aktive me coronavirus.