COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Një i vdekur dhe 166 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se një rast i vdekjes nga COVID-19 është regjistruar në 24 orët e fundit.

MSH gjithashtu ka njoftuar se janë konfirmuar 166 raste të reja pozitive me COVID-19, ndërsa janë testuar 798 persona.

Të dhënat e publikuara nga MSH-ja tregojnë se në 24 orët e fundit janë vaksinuar 37 persona, 519 janë shëruar kurse numri i rasteve aktive në Kosovë është 1 mijë e 900.