Një i lënduar në aksidentin afër Mensës së Studentëve

Një aksident ka ndodhur në qendër të Prishtinës në afërsi të Mensës së Studentëve.

Sipas një fotografie të ardhur në KALLXO.com shihen të përfshira dy vetura.

Për KALLXO.com aksidentin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë thënë se nga ky aksident është lënduar është lënduar një person.

I lënduari është dërguar në trajtim shëndetësor, kurse me rastin po merren ekipet hetimore të Policisë së Kosovës.