Burgu i Dubravës. Foto: Kallxo.com

Një i burgosur arratiset nga Burgu i Dubravës

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se nga Pavijoni Gjysmë i Hapur i Qendrës Korrektuese në Dubravë është larguar një i burgosur.

Sipas ShKK, i burgosuri është larguar rreth orës 23:00

ShKK ka njoftuar se H.T , ishte i dënuar  me një vit  burgim për veprën penale; vjedhje e rëndë ndërsa me rastin është njoftuar policia.