(Foto ilustrim)

I arratisuri nga burgu i Smrekonicës sulmoi policët në Kaçanik

Një burrë në Kaçanik është arrestuar nga policia pasi dy muaj më parë ishe arratisur nga burgu i Smrekonicës.

Përmes një komunikate policia bënë të ditur se 33 vjeçari në përpjekje për të ikur ka sulmuar dy zyrtarë policor duke ju shkaktuar lëndime trupore.

“Policia në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 15:20, në rrugë, në fshatin Biçec të Kaçanikut, kanë identifikuar dhe arrestuar personin e kërkuar me inicialet N.H ( M/K) i moshës 33 vjeçar, i cili dy muaj më parë ishte arratisur nga burgu i Smërkovnicës”, thuhet nga policia.

Në njoftim theksohet se zyrtarët dhe i dyshuari kanë marr trajtim mjekësor.

“Gjatë arrestimit të tij, në përpjekje për të ikur, i dyshuari ka sulmuar dy zyrtarët policor, duke ju shkaktuar lëndime trupore, të cilët më pas kanë pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Tretman mjekësor ka pranuar edhe i dyshuari”, thuhet nga policia.

Sipas policisë, i dyshauri pas intervistimit me vendim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor tê Kaçanikut dhe pas intervistimit nga policët hetues të Sektorit Rajonal të Hetimeve, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet  nga policia.