Foto: Ilustrim
Vdes një i burgosur 31-vjeçar në Spitalin e Pejës
20.5.2023 - 21:58
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot në Spitalin e Pejës ka vdekur një i burgosur me inicialet M.K, i lindur në vitin 1992.
Sipas SHKK-së, i njëjti është pranuar në Qendrën e Paraburgimit në Pejë më 14 prill 2023 dhe nuk ka qenë më parë i sëmurë, por që sot gjatë ditës i është përkeqësuar gjendja.
“Sot gjatë ditës i është përkeqësuar gjendja dhe menjëherë nën shoqërim të stafit duke e reanimuar është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku pas perpjekjeve për reanimacion nuk kanë pasur sukses, ku dhe është konstatuar vdekja e tij”- bëhet e ditur në njoftim.
Shërbimi Korrektues potencon se organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes.