Ilustrim

Një i arrestuar për dhunë familjare në Malishevë

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, është arrestuar një person në Malishevë, pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sipas njoftimit, viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, pasi nuk ka pasur lëndime, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ngjarja ka ndodhur të hënen rreth orës 23:10.