Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Një grua sulmoi fizikisht zyrtarin policor

Një zyrtar policor është sulmuar nga një grua gjatë mbrëmjes së djeshme, te rrethrrotullimi në dalje të Prishtinës, në Çagllavicë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se e dyshuara, nën ndikim e alkoolit ka vozitur veturën dhe në momentin e ndaljes nga Policia, nuk i ka respektuar urdhërata e tyre madje duke e sulmuar njërin nga ta.

“Në vendngjarje e dyshuara ka sulmuar njërin nga zyrtarët duke e goditur me dorë e duke ia hedhur edhe telefonin në tokë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Të njëjtit njoftuan së të dyshuarës është tentuar që t’i bëhet testi i alkoolit, mirëpo ajo ka refuzuar me forcë.

Në lidhje me rastin është konsultuar Prokurori i Shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.