Shiriti i Policisë së Kosovës. Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Një 19-vjeçar është gjetur i vdekur në Hallaq të Madh të Lipjanit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Hallaq i Madh të Lipjanit.

Policia ka njoftuar se rreth orës 13 :00 ka marrë një informatë për një person të vdekur.

Sipas zëdhënësit të Policisë, Agron Borovci, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në fshatin  Hallaq i Madh në komunën e Lipjanit.

Mjekët emergjentë kanë konstatur vdekjen e viktimës, i  gjinisë mashkullore, 19-vjeç, tha për KALLXO.com Agron Borovci.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim mbi vdekjen, dhe me kujdes të shtuar po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ekzaminuese, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka theksuar zëdhënësi i Policisë.