NISMA, shpreh përkrahje për rezolutën nga debati parlamentar për personat me nevoja të veçanta

Deputetja Arbëreshë Kraniqi nga NISMA ka shprehur empatinë e saj për gjitha kategoritë e personave me nevoja të veçanta. Ajo tha se për këtë kategori pak është bërë në Kosovë.

“Unë në emrin tim dhe të NISMA-s ju kërkojë falje për gjitha mungesat që i keni. Ne si NISMA do të mundohemi maksimalisht që kërkesat e juaja sot që i dëgjuam do t’i kemi parasysh, do t’i trajtojmë me sinqeritet dhe seriozitet”, shtoi ajo.

Kransiqi tha se do ta mbështesin rezolutën nga debati parlamentar për gjendjen e të drejtave të personave me nevoja të veçanta në Republikën e Kosovës

“Krejt çka do të duhej të bënim dhe kemi bërë pak, ju ftoj që të jeni kërkues ndaj neve dhe ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës që të bëhet më shumë për juve si kategori. D ta përkrahi rezolutën”, tha ajo.