Nisma, AKR dhe ish-6 plus me grup parlamentar të përbashkët

Grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate dhe AKR-së i janë bashkuar edhe katër deputetë të rinj nga grupi 6+, tashmë i shuar.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Shefi i Grupit parlamentar të Nismës, Endrit Shala.

Shala tha se Grupi i ri do të quhet “NISMA-AKR-6+”

Shala tutje tha se deputetët, Duda Balje, Fikrim Damka, Fidan Jilta dhe Albert Kinolli do jenë pjesë e këtij grupi të ri parlmanetar.

Këtë e ka bërë të ditur edhe deputetja nga ish grupi 6+, Duda Balje, e cila tha se pas asaj që ndodhi me grupin kanë vendosur që pjesa e mbetur e deputetëve të ruajnë identitetin duke u bërë koalicion me Nismën dhe AKR-në.

“Ne të katërt kemi vendosur të ruajmë emrin e grupit tonë dhe të krijojmë koalicion me grupin Nisme dhe ACR. Në atë vend do të jenë pesë deputetë minoritarë (z. Veton është në të njëjtin grup), ne do të vazhdojmë të bëjmë ashtu siç kemi bërë sot duke mbrojtur interesat e komuniteteve tona,” ka shkruar Balje.

Dje në anën tjetër u bë e ditur se deputeti Rasim Demiri nga ky grup u bë pjesë e AAK-së.

Shuhet Grupi Parlamentar 6+ në Kuvend, deputeti kalon në grupin e Listës Serbe