Deputeti boshnjak i bashkohet grupit parlamentar të AAK-së

Deputeti nga komuniteti boshnjak, Rasim Demiri, i është bashkuar Grupit Parlamentar të AAK-së.

Këtë e ka bërë të ditur shefi i grupit parlamentar të kësaj partie Daut Haradinaj.

“Nga sot Grupit Parlamentar i bashkohet deputeti Rasim Demiri. Na priftë e mbara!,” ka shkruar Haradinaj.

Demiri më herët bënte pjesë në grupin 6+, por pas daljes së deputetit Adem Hoxha i cili u bashkua me Listën Serbe, grupi u  shpërbë.

Demiri vjen nga partia VAKAT e komunitetit boshnjak.

Shuhet Grupi Parlamentar 6+ në Kuvend, deputeti kalon në grupin e Listës Serbe