Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kandidatja e Nismës për asambliste thotë se nuk mori as votën e vet - FOTO

Kandidatja e Nismës Socialdemokrate për asambliste në Prishtinë, Lejla Gashi, pretendon se nuk e mori as votën e vet në pikën ku ajo ka votuar.

Përmes rrjetit Facebook ajo ka ndarë edhe foto të dokumenteve ku ajo figuron me zero vota.

“Procesi zgjedhor i së dielës lë shumë për të dëshiruar, duke ditur se parregullësitë kanë dominuar në shumë prej vendvotimeve në Prishtinë, e një prej shembujve është vendvotimi im, që unë si kandidate kam votuar vetën, ndërsa në FRK kam rezultuar me asnjë votë”, shkroi Gashi.

Gashi tutje potencoi se do luftojë ligjërisht përmes ankesave që vullneti i qytetarëve të zbatohet.

Më 17 tetor në Kosovë u mbajtën zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe për asambletë komunale.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar për kuvende komunale ishte 5,198.