Ngjarjet e ditës së premte, 25.05.2018

Nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjilan, Drejtorisë së Arsimit dhe Komitetit Olimpik të Kosovës mbahet aktiviteti i vrapimit të fëmijëve të lindur në vitin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në shënim të Ditës Olimpike. (Kazerma e FSK, ora 09:00)

Shënohet Dita Olimpike 2018, ku pjesëmarrës janë rreth 5 mijë fëmijë të lindur në vitin e pavarësisë (2008). (Sheshet në Prishtinë dhe Mitrovicë, Ora 09:00)

Mbahet takimi i Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione. (Kuvendi i Kosovës, salla N 303, ora 10:00)

Agjencia e Punësimit në bashkëpunim më Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, mban ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve në mes të përfituesve të programeve aktive të tregut të punës, ku do të përfitojnë 270 punëkërkues. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Komiteti Olimpik i Kosovës organizon Olimpiadën në Atletikë me 10 vjeçarët e Komunës së Gjakovës. (Tek Pallati i Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, ora 10:00)

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli merr pjesë në shpërndarjen e 90 pakove ushqimore për familjet në nevojë nga ana e organizatës “Islamic Relief Kosova”. (Gjilan, ora 11:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim përfaqësues të klubit të futbollit “Drita” të Gjilanit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

Lidhja Demokratike e Kosovës mbanë konferencën e rregullt javore. (Selia qendrore e LDK-së, te Qafa, ora 11:00)

Kolegji AAB hapet ekspozita kolektive tradicionale të studentëve të Arteve dhe Arkitekturës 2018. (Teatri i AAB-së “Faruk Begolli”, ora 12:00)

Promovohen librat e Martin Çunit. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 12:00)

Mbahet konferencë lidhur me organizimin e edicionit të 6-të të festivalit më të madh feminist në Ballkan, FemArt. (Restauran “Rings” , ora 12:00)

Mbahet “Kumihimo Workshop” në të cilen Hoko Tokoro, prezanton teknikën tradicionale japoneze të quajtur Kumihimo, për krijimin e gërshetave me ngjyra nga fijet e mëndafshit. (Ambientet e Muzeut të Kosovës, ora 13:30)

Up with People organizon shfaqjen teatrale, ku pjesëmarrës janë me 106 të rinj nga e gjithë bota. (Teatri i Qytetit të Gjakovës “Hadi Shehu”, ora 20:00)