Ngjarjet e ditës së enjte, 24.05.2018

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) organizon konferencën përmbyllëse të projektit: “Luftimi i Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Terrorizmit nëpërmjet komunikimit”, i cili mbështetet nga Ambasada Amerikane në Prishtinë. Me këtë rast do të lansohet edhe doracaku: “Ekstremizmi i Dhunshëm dhe Mediat- Doracak për gazetarët”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

Organizata Iniciativa për Progres (INPO) mban konferencën e publikimit të raportit: “Indeksi i kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet komunale në Ferizaj”. Në këtë konferencë do të jetë Kryetari i Komunës, Agim Aliu. (Restorant “ORCHIDE” në Ferizaj, ora 10:00)

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) lanson raportin “Demokracia e Kosovës në rrezik. (Hotelin Swiss Diamond, salla Marec, ora 10:00)

Qendra Kosovare për Studime Gjinore organizon panelin e diskutimit me ekspertin e njohur ndërkombëtarë, Kevin Lampe. (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare, ora 11:00)

Qendra për Demokraci dhe Pajtim në Evropën Juglindore (CDRSEE) me seli në Selanik, organizon promovimin e dy doracakëve të rinj për lëndën e historisë në gjuhën shqipe – periudha 1944-2008. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

ORCA organizon diskutimin në Qendrën për Zhvillim të Karrierës në Universitetin e Prishtinës për mbarëvajtjen e avancimeve akademike në Universitetin e Prishtinës. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, merrë pjesë në inaugurimin e mjekimit të ri intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. (Ndërtesa e Qendrës Emergjente, kati IV-të, ora 11:00)

Organizata “Studim, Kritik, Veprim”, bashkë me 3 organizata të tjera studentore do të mbajmë konferencë për media. (Para Fakultetit Filozofik, në Universitetin e Prishtinës, ora 11:00)

Muzeu i Kosovës – Sektori i Historisë – hapë ekspozitën historike me titull: “Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në Shtet formimin e Kosovës”, me bashkautor Dr. Sadik Krasniqi dhe Ma. Besnik Rraci. Ky eveniment bëhet me rastin e ditës së Presidentit të Republikës së Kosovës. (Muzeu i Kosovës, ora 13:00)

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në hapjen e ekspozitës për kontributin e presidentit Ibrahim Rugova në shtet formimin e Kosovës. (Muzeu I Kosovës, ora 13:00)

Nis lansimi i fushatës “Promovimi i djathit 100% nga qumështi”. (Objekti i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë , ora 13:00)

Ne shënim të 18 vjetorit të Kinemasë ABC, kjo kinema dhe MultiMediaStudio NOSITI, mbajnë premierën e filmit me metrazh të gjatë “Yjet e së Ardhmes” të regjisorit Edmond Topi. Te pranishëm do të jenë edhe yjet e kinematografisë shqiptare Tinka Kurti, Reshat Arbana dhe Margarita Xhepa. (Kino ABC, ora 19:00)

Iftari i organizuar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), ku pritet të merr pjesë edhe zëvendëskryeministri i Republikës së Turqisë, Hakan ÇAVUŞOĞLU. ( Hotel Emerald, ora 19:30)