Foto: Pixabay

Ngacmoi seksualisht një vajzë të mitur, arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar, pasi që dyshohet se ngacmoi seksualisht një vajzë të mitur.

Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë, teksa i njëjti me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se e ka ngacmuar viktimën femër kosovare – e mitur.” -njoftoi Policia.

Ndërkohë, në pranga ka përfunduar edhe babai i viktimës.

“I dyshuari më pas është sulmuar fizikisht nga babai i viktimës. Pas intervistimit me vendim të Prokurorit, dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.” – tha Policia, në Raportin 24-orësh.