Nga këto komuna janë 4 të infektuarit me COVID-19

4 raste pozitive janë shënuar sot me COVID-19 në Kosovë.

Siç ka njoftuar IKShPK, këto janë raste kontakti dhe vijnë nga komuna e Vushtrrisë dhe ajo e Gjilanit.

“Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 4 raste. Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Stanovc) dhe 1 rast me vendbanim në Përlepnicë-Gjilan”, është bërë e ditur.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 28 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 5.854.248 raste të COVID-19 dhe 359.812 raste të vdekjes.