Ilustrim - Autostrada Prishtinë - Shkup

Nesër rifillon qarkullimi në një pjesë të autostradës ‘Arbën Xhaferi’

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se nesër lirohet plotësisht qarkullimi në mbikalimin e Banullës, afër Lipjanit, kryqësim i autoudhës A6 me A7.1.

Sipas njoftimit, ka përfunduar montimi i trajeve në këtë mbikalim.

“Tani komunikacioni është duke u zhvilluar me një korsi, por që nga nesër (e dielë, 12 korrrik 2020 ), autoudha do të jetë e plotë për qarkullim”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Kjo pjesë ka qenë e bllokuar për qarkullim për ditën e sotme.

Punime në një pjesë të autostradës ‘Arbën Xhaferi’, ndalohet qarkullimi në vikend