Punime në një pjesë të autostradës 'Arbën Xhaferi', ndalohet qarkullimi në vikend

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se më 11 dhe 12 korrik në kryqëzimin Banullë-Dheu i Bardhë, pjesa: kryqëzimi në Banullë, udhëkryqi Bresalc, do të bëhet mbyllja për qarkullim në segmentit 6 të Autostradës “Arbën Xhaferi” nga kyçja në fshatin Konjuh deri në kyçjen e fshatit Babush.

Sipas njoftimit, punimet në fjalë do të zhvillohen për montimin (vendosjen e trarëve), në mbikalimin në fshatin Banullë.

Kjo pjesë e autostradës “Arbën Xhaferi” do të jetë e mbyllur të shtunën dhe te dielën nga ora 8.00 deri në ora 18.00.

Qytetarët që këto dy ditë kanë planifikuar të kalojnë nëpër këtë autostradë, si rrugë alternative për qarkullim do të jetë rruga e vjetër Prishtinë – Ferizaj.

Punime në pjesën Doganaj-Hani i Elezit, paralajmërohet mbyllje të përkohshme të qarkullimit