Nesër Edi Rama në Kosovë, pritet nga Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nesër, më 27 shtator 2021, duke filluar nga ora 08:50, pret me ceremoni shtetërore në sheshin “Skënderbeu”, kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, dhe anëtarë të kabinetit qeveritar të Shqipërisë.

Pas takimit, dy kryeministrat mbajnë konferencë për media në ora 10:20.

Konferenca e përbashkët e dy kryeministrave do të mbahet në oborrin e Qeverisë.