Stacioni i trenit në Fushë Kosovë. FOTO: REL

Në periudhën mars-qershor, numri i qytetarëve që përdorën trenin për udhëtim u rrit për 49%

Sipas të dhënave statistikore të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për transportin dhe telekomunikimin, për tre muaj prill-qershor, pati rritje të numri të pasagjerëve që e shfrytëzuan trenin për udhëtim.

“Në tremujorin e dytë (TM2) të vitit 2022, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte rreth 23 mijë, ku krahasuar me tremujorin e dytë (TM2) të vitit 2021, numri i pasagjerëve është rritur për 49%.”, thuhet në komunikatë.

Në anën tjetër, gjatë këtij tremujori nuk ka pasur transport të mallrave me tren.

Në territorin e Kosovës janë gjithsej 333 km [kilometra] binarë hekurudhorë për transport.

Rritje pati edhe në udhëtimin me aeroplan

Numri i fluturimeve për tre tremujorin e dytë të sivjetëm ishte 2 mijë e 366, dhe në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar ka rritje për 57%. Sipas ASK-së numbi i qytetarëve që udhëutuan me aeroplan në këtë përiudhë kohore është mbi 650 mijë.

“Numri i udhëtareve, që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti ishte rreth 656 mijë, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2021) ka rritje për 68%.”, thotë ASK.

Hekurudha Durrës-Prishtinë, projekti më i madh

Ndryshe, në maj të këtij KALLXO.com raportoi se Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, së bashku me përfaqësues nga Bashkimi Evropian dhe Sekretariati i Komunitetit të Transportit, kanë mbajtur një konferencë për media ku kanë folur për ecurinë e rehabilitimit gjeneral dhe modernizimit të linjës hekurudhore.

Aliu projektin për rehabilitimin e linjës hekurudhore e ka cilësuar si një projekt mjaftë me rëndësi për Kosovës e që pritet të vazhdoj dhe me dy faza të tjera.

“Përmes kësaj linje dalim në Shkup, por natyrisht që këto projekte do të përcillen dhe me projekte të tjera të rehabilitimit edhe për në perëndim”, citohet të ketë thënë Aliu.

Ai kishte deklaruar se pikën e stacionit hekurudhor që gjendet në Miradi të Fushë Kosovës do ta shndërrojnë në një pikë të rëndësishme të mallrave.

Aliu kishte deklaruar se kyçja në portën e Durrësit do t’i mundësoj Kosovës edhe kyçje në transportin detar e madje do të zhvillohet edhe transporti ajror.

“Kyçja në portën e Durrësit do të na mundësoj edhe kyçje në transportin detar. Duke e pasur aeroportin afër do të kyçemi edhe në transportin ajror”, tha Aliu.

Në qershor të këtij viti, Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, në Prishtinë lidhën 19 marrëveshje në disa fusha.

Albin Kurti dhe Edi Rama, Foto: Qeveria e Kosovës