CovidRezultatet-2020

Covid-19 Ilustrim - Naser Fejza

Nëntë të vdekur nga COVID-19 brenda 24 orëve të fundit

Nëntë personave të infektuar me COVID-19 kanë vdekur  brenda 24 orëve të fundit.

Në mesin e  të vdekurve është një 51 vjeçar nga Prishtina dhe një 55 vjeçar nga Kacaniku.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 2 raste (65, 63 vjeç), Prishtinë 2 raste (75, 51 vjeç), Deçan 1 rast (77 vjeç), Gjakovë 1 rast (65 vjeç), Kaçanik 1 rast (55 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Rahovec 1 rast (89 vjeç).

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjithashtu ka njoftuar se 467 persona kanë rezultuar pozitivë nga 2.914 testime.