Nën kërcënimin e armës ua marrin dy grave telefonat dhe kuletat

Policia e Kosovës  dje rreth orës 11:00 ka hapur një rast të grabitjes.

Në bazë të njoftimit, rasti ka ndodhur në rrugën “Afrim Loxha”, kur dy gra kanë raportuar se dy të dyshuar të panjohur dhe të maskuar, nën kërcënimin e armës së ftohtë u kanë grabitur telefonat dhe kuletat.

Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar nga ky rast, ndërsa njësitet policore po vazhdojnë hetimet.