Enver Hoxhaj, Foto: PDK

Në tubimin përmbyllës të PDK-së edhe familja e Veselit dhe Thaçit

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka mbajtur sot tubimin përmbyllës në Prishtinë, ku u panë të pranishëm edhe familja e Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit.

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, në këtë tubim ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës të dielën do të shkruajë një faqe të re të historisë, me fitoren e saj.

Në këtë tubim, ku morën pjesë mijëra simpatizantë të PDK-së, të pranishëm ishin edhe familja e Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit.

Aty, u panë, bashkëshortja e Kadri Veselit, Violeta dhe djali i tij Klestori. Bashkë me ta, ishin edhe bashkëshortja e Hashim Thaçit, Lumnie Thaçi dhe djali i tij Endrit Thaçi. Rtklive