Spitali i Pejës - Foto: KALLXO.com

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 67 pacientë me COVID-19, 16 punëtorë shëndetësor të infektuar

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se një pacient i dyshuar për COVID-19 ka vdekur.

Sipas njoftimit të spitalit, pacienti ka qenë i moshës 73 vjeçare nga Komuna e Klinës, ndërsa ende nuk ka rezultat për testimin e COVID-19.

Ky pacient ka qenë duke u trajtuar me diagnozë COVID-19.

Tutje në njoftim thuhet që në këtë spital po trajtohen 67 pacientë me COVID-19, nga të cilët 26 pacientë me oksigjenoterpai e 9 të tjerë në gjendje më të rënduar.

7 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, kurse nga personeli i Spitalit janë të infektuar me coronavirus 5 Mjek, 11 Infermierë dhe 3 punëtor të shërbimit teknik.