Ilustrim - Arrestim, Foto: KALLXOcom

Në Prishtinë arrestohet një person i kërkuar nga autoritetet e Austrisë

Sot nga zyrtarë policorë të stacionit “Qendra”  në Prishtinë është arrestuar një person i dyshuar për të cilin kishte urdhëresë ndërkombëtare.

Lajmin për KALLXO.com e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, e cila ka thënë se ky person ka qenë i kërkuar nga shteti i Austrisë.

Ajo tutje ka bërë të ditur se arrestimi i këtij personi është kryer në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.

“Në koordinim me Njësitin për bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Prokurorinë Themelore të Prishtinës, respektivisht me Departamentin e Krimeve të Rënda, personi i arrestuar H.Z., i gjinisë mashkullore, 40-vjeç, pas përfundimit të procedurave policore është dërguar në mbajtje për 48 orë” – ka thënë Ahmeti.