Foto: Kallxo.com

Në orët e para të mëngjesit grabitet marketi në Prishtinë

Në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, një person kishte planifikuar të kryejë një grabitje brenda një marketi në rrugën “Flaka e Janarit”, në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur dje rreth orës 04:50, ku punëtori i një marketi kishte raportuar për grabitjen që kishte ndodhur brenda objektit.

Sipas punëtorit, një person me maskë dhe nën kërcënimin e thikës, kishte hyrë në market dhe kishte arritur të marr rreth 200 euro.

Me pas është larguar në drejtim të panjohur, përderisa sipas raportit të policisë i dyshuari ende nuk është arrestuar.