Në Kosovë do të strehohen 20 gazetarë nga Ukraina

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur gjatë ditës së sotme ka marrë katër vendime.

Njëri nga vendimet e marra ishte ai për strehimin në Kosovë të 20 gazetarëve ukrainas.

Po ashtu në mbledhje Qeveria e Republikës së Kosovës mori vendim për ndarjen e mjeteve buxhetor në vlerë prej 150,000 euro në emër të pranimit në Kosovë të këtyre gazetarëve.

Sipas Qeverisë, këto mjete do të përdoren për shpenzimet që lidhen me kohën e qëndrimit të këtyre gazetarëve në një periudhë prej 6 muajve.

Identifikimi dhe përzgjedhja e këtyre gazetarëve do të bëhet nga Federata e Evropiane e Gazetarëve dhe Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës.

“Këto mjete do të përdoren me qëllim të mbulimit të shpenzimeve që lidhen me qëndrimin e këtyre gazetarëve në Kosovë për një periudhë deri në 6  muaj. Identifikimi dhe përzgjedhja e gazetarëve do të bëhet nga Federata Evropiane e Gazetarëve dhe Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës, duke u dhënë përparësi gazetareve gra”, thuhet në njoftimin e Qeverisë