Ilustrim, Foto: KALLXO.com

Në këto pika kufitare të Kosovës ka kolona dhe pritje të gjata

Nga 12 pikat kufitare të cilat lidhin Kosovën me vendet e tjera të rajonit, vetëm në pikën kufitare te Dheu të Bardhë ka kolona e pritje të gjata.

Kështu ka njoftuar edhe Qendra Kufitare për Menaxhimin Kufitar në uebstajtin e tyre.

Në pikën kufitare Dheu i Bardhë pritjet në hyrje janë nga 3 orë deri në 4 ndërsa kolonat e krijuara kanë arritur deri në 2.5 kilometra.

Sipas Qendrës për Menaxhimin Kufitar në dalje të pikës kufitare Dheu i Bardhë kolonat janë 20 deri në 30 metra.

Një pikë tjetër kufitare ku janë krijuar kolona deri në 160 metra është edhe ajo në Muçibabë. Pritjet në hyrje janë nga një orë deri në një orë e gjysmë ndërsa në dalje janë deri në 5 minuta.

Pika tjetër kufitare ajo në Jarinje ka kolonë deri në 200 metra ndërsa pritjet në hyrje janë deri në 40 minuta ndërsa në dalje deri në 5 minuta.

Edhe në Merdare pritjet janë deri në 30 minuta në hyrje ndërsa në dalje deri në 5 minuta.

Pikat tjera kufitare nuk janë të ngarkuara as në hyrje as në dalje të tyre ndërsa Qendra për Menaxhimin Kufitar po vazhdon të monitoroj edhe gjendjen e rrugëve  në këto pika kufitare.

Sipas njoftimit, të gjitha rrugët që lidhen me këto pika kufitare janë të kalueshme dhe nuk kanë ndonjë problem që mund të hasin bashkatdhetarët që vijnë nga vendet perëndimore.