Ilustrim: Prangosja e një të dyshuai - Foto: KALLXO.com

Në gjendje të dehur sulmon dy policë

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Duhël të Suharekës pasi i njëjti në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht dy zyrtarë policor deri sa ishin në kryerje të detyrës.

Zyrtarët e sulmuar pas rastit i cili ka ndodhur dje  kanë pranuar trajtim mjekësor.

Ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar për gjashtë orë ndërsa rasti vazhdon të hetohet.